Të fundit

Koci bëhet avokat i nënës që ekspozoi gjendjen e mjerueshme në QKUK

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se e ka marrë përsipër përfaqësimin juridik të Aulona Memetit, nënës që po trajtohet bashkë me djalin e saj dy-vjeçar në Klinikën e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare (QKUK) dhe që ekspozoi kushtet e mjerueshme brenda kësaj klinike.

Koci njoftoi sot se Memeti dhe fëmija e saj nuk morën trajtim të dinjitetshëm në QKUK.

“E kam marrë përsipër përfaqësimin juridik të Aulona Memetit. Si nënë e një djali dyvjeçar, Aulona Memeti ka kërkuar që fëmija i saj të trajtohej me dinjitet dhe në kushte elementare në Pediatrinë e QKUK-së”, shkroi Koci në një postim në rrjetin social Facebook.

“Shëndetësia publike në Kosovë ka vite që është objekt shqetësimi serioz. Ky rast nuk mund të shihet i shkëputur nga ai realitet”, tha Koci.

Sipas Kocit, kjo “nuk do të thotë se përgjegjësia është kolektive”.

“Përgjegjësia është gjithmonë individuale dhe duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve. Megjithatë, kur probleme të ngjashme përsëriten ndër vite, nuk mund të anashkalohet as përgjegjësia institucionale dhe strukturore”, shkroi ai.

Si përfaqësues juridik i Aulona Memetit, Koci zotoi se do të angazhohet “që të drejtat e klientes sime të mbrohen plotësisht dhe që ndaj saj të mos ushtrohet asnjë formë presioni”.

Pamjet nga QKUK, Aulonë Mehmeti thotë se stafi po i bën presion pas fotografive të shpërndara në rrjet

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci