Ish-basketbollisti i Golden Eagle Ylli, amerikani Kinu Rochford, u vra gjatë një turneu basketbolli në Harlem të Nju Jorkut.
Basketbollisti profesionist Kinu Rochford ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare pas një incidenti të rëndë në Harlem të Nju Jorkut.
Lojtari u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë një turneu basketbolli në fushën “Kingdome” në Lenox Avenue.
Sipas policisë, Rochford u dërgua në spitalin Mount Sinai Morningside, ku u shpall i vdekur.
Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një konflikti mes tij dhe një personi tjetër.
Nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, një 28-vjeçar dhe një 22-vjeçare. Rochford ishte i njohur për karrierën e tij në basketbollin universitar amerikan dhe atë profesionist europian.
Ai ka luajtur edhe në Kosovë për skuadrën Golden Eagle Ylli në vitin 2021. Lajmi i ndarjes nga jeta së Rochford ka tronditur komunitetin e basketbollit.

