Të fundit

Mbappé kritikon taktikën e Francës pas humbjes nga Spanja në gjysmëfinalen e Botërorit

📖 Ky artikull lexohet për 1 min🔊 ose dëgjoje me zë

Kylian Mbappé ka vënë në pikëpyetje qasjen dhe taktikën e trajnerit Didier Deschamps pas humbjes 2-0 të Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror në Arlington të Teksasit. Ky rezultat i dha fund përpjekjeve të Francës për të arritur në finalen e tretë radhazi të këtij turneu.

“Ne ishim tre kundër dy në mesfushë dhe kundër Spanjës kjo është e vështirë. Fabian Ruiz dhe Rodri kishin shumë kohë për të luajtur. Mungoi komunikimi në presion; mendoj se duhej të kishim bërë presion ‘një për një’ për t’i detyruar ata të vraponin me ne”, deklaroi ai pas ndeshjes.

Mbappé, i cili e përfundoi turneun me tetë gola, shprehu pakënaqësi për organizimin në mesfushë.

Spanja mori kontrollin e lojës, veçanërisht pasi Mikel Oyarzabal shënoi nga penalltia, e shkaktuar nga Lucas Digne ndaj Lamine Yamal. Mbappé pranoi se Franca ishte zhgënjyese në çdo fazë të lojës. “Nuk luajtëm ndeshjen që donim, teknikisht dhe taktikisht.

Ishim shumë të çrregullt teknikisht dhe nuk arritëm t’i dëmtonim kur kishim mundësi”, shtoi sulmuesi.

Trajneri Deschamps u përpoq të ndryshonte rrjedhën e lojës duke zëvendësuar Adrien Rabiotin me Désiré Doué dhe duke inkuadruar sulmuesin e Manchester Cityt, Rayan Cherki, por këto ndryshime nuk ndikuan në rezultat. Cherki pas ndeshjes deklaroi se Spanja ishte më e mirë në çdo aspekt të lojës.

Në minutën e 86-të, Mbappé u ndëshkua me karton të verdhë pas një përplasjeje me portierin spanjoll Unai Simón. “Si kapiten, duhet të marr gjithë përgjegjësinë dhe nuk kam problem me këtë. Donim të shkonim në finale, por nuk ia dolëm”, tha Mbappé.

Franca do të luajë të shtunën në Miami Gardens të Floridës për vendin e tretë, kundër humbësit të gjysmëfinales ndërmjet Argjentinës dhe Anglisë.

Burimi: espn.com

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci