Të fundit

ShBA kthen mbrapsht dy anije tregtare pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit

Ushtria amerikane ka kthyer mbrapsht dy anije tregtare që po përpiqeshin të hynin ose të largoheshin nga portet iraniane, pas rivendosjes së bllokadës detare ndaj Iranit.

Sipas një postimi të Komandës Qendrore të ShBA-së në rrjetet sociale, dy anijet u kthyen mbrapsht pasi tentuan të kalonin bllokadën, e cila u rivendos mbrëmjen e kaluar, raporton Sky News.

“Ushtria amerikane mbetet vigjilente dhe e përgatitur për të siguruar zbatimin e plotë të masave në fuqi”, thuhet në deklaratën e shkurtër të CENTCOM.

Bllokada e mëparshme detare ishte në fuqi për pak më shumë se dy muaj. Ajo hyri në fuqi më 13 prill dhe u hoq më 18 qershor, si pjesë e memorandumit të mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci