Të fundit

Mblidhet LDK-ja, Manaj tregon kur do të merret vendimi për nismën e Kuvendit

Strukturat e LDK-së janë mbledhur në një takim të brendshëm, në një kohë kur vëmendja është përqendruar te nisma për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm. Takimi vjen mes pritjeve për vendime që mund të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme brenda LDK-së.

Në ambientet e selisë së LDK-së janë parë duke hyrë anëtarët e partisë, Xhafer Tahiri dhe Sokol Haliti, ndërsa për mediat ka folur edhe Shkëmb Manaj.

Manaj ka konfirmuar se bëhet fjalë për një takim të brendshëm të partisë. Duke komentuar nismën për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së, ai ka bërë të ditur se çdo vendim do të merret vetëm pasi të përfundojë procesi i verifikimit të nënshkrimeve të mbledhura.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me agjendën e takimit apo afatet për përfundimin e procesit të verifikimit.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci