Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare të enjten, i akuzuari Remzi Hajzeraj ka pranuar fajësinë për akuzën se ka kanosur përmes rrjeteve sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, Gjykata refuzoi pranimin e fajësisë, me arsyetimin se nuk është në përputhje me dispozitat ligjore.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Avni Namani, i akuzuari Hajzeraj deklaroi se e pranon fajësinë dhe shprehu keqardhje për veprimet e tij, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Zoti gjyqtar, unë e pranoj fajësinë edhe kërkoj falje”, deklaroi i akuzuari Remzi Hajzeraj.
Mbrojtësja e të akuzuarit, avokatja Kosovare Kelmendi e mbështeti pranimin e fajesisë nga i akuzuari Hajzeraj, duke deklaruar se është e bindur që klienti i saj me keqardhje dhe pendesë e pranon veprën penale për të cilën akuzohet.
Edhe prokurori Namani u pajtua me pranimin e fajësisë, duke thenë se është bërë me vullnet të plotë dhe se aktakuza është ngritur mbi bazën e fakteve dhe provave me të cilat vërtetohet se i pandehuri ka kryer veprën.
Mirëpo, gjykatësi i rastit, Driton Berisha momri vendim me të cilin refuzoi pranimin e fajësisë nga i akuzuari, me arsyetimin se nuk është bërë në përputhje me dispozitat ligjore.
“Refuzohet pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit, meqenëse Gjykata vlerëson se ky pranim i fajësisë nuk është në përputhje me dispozitat ligjore, në veçanti sa i përket mbështetjes me prova të cilat janë bashkëngjitur kësaj aktakuze dhe se është e nevojshme që të vazhdohet me shqyrtim të rregullt të kësaj çështjeje penale”, tha Berisha.
Gjyqtari njoftoi mbrojtjen se në afat prej 30 ditësh ka mundësi me paraqesë kërkesë për hudhje të akuzës dhe kundërshtimin e provave.
Në anën tjetër, avokatja Kelmendi deklaroi se e shfrytëzon të drejtën ligjore që të heq dorë nga ushtrimi i kërkesës për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, me qëllim që të kalohet direkt në fazat e tjera.