FIFA ka njoftuar se gjyqtari slloven, Slavko Vincic, është caktuar për të drejtuar finalen e Kupës së Botës 2026, e cila do të zhvillohet këtë të diel në stadiumin MetLife. Ky emërim vjen pas një karriere ndërkombëtare të gjatë të 46-vjeçarit, i cili mban stemën e FIFA-s që nga viti 2010.
Në nivel klubor, Vincic ka drejtuar ndeshje të rëndësishme, përfshirë finalen e UEFA Europa League 2022 ndërmjet Eintracht Frankfurt dhe Rangers, si dhe finalen e UEFA Champions League 2024 ndërmjet Real Madridit dhe Borussia Dortmundit. Pas debutimit në Botërorin e Katarit, ku drejtoi dy ndeshje, ai ka shtuar edhe tre të tjera në këtë edicion, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të ndeshjeve të drejtuara në Kupën e Botës.
Vincic ka një histori të gjatë me përfaqësuesen e Spanjës, duke filluar nga një miqësore e vitit 2017 kundër Kolumbisë, e deri te ndeshjet në Euro 2020 dhe UEFA Nations League. Ai ka qenë gjyqtar në dy ndeshje të rëndësishme të Lamine Yamal gjatë Euro 2024: fitoren 1-0 ndaj Italisë në fazën e grupeve dhe fitoren 2-1 në gjysmëfinale kundër Francës.
Në atë përballje, ai akordoi një penallti për Argentinën në minutën e shtatë, të cilën Lionel Messi e shndërroi në gol, ndërsa ndëshkoi me kartonë të verdhë gjashtë lojtarë të Arabisë Saudite.
Finalja e së dielës do të jetë ndeshja e katërt e Vincic në këtë turne. Kjo përballje mes Argentinës dhe Spanjës do të jetë kulmi i karrierës së tij si gjyqtar.
Burimi: worldsoccertalk.com
