Spanja u bë kampioni i ri i botës pasi mposhti kampionët në fuqi, Argjentinën (1:0) në kohën shtesë në finalen e madhe në stadiumin Met Life në Nju Xhërsi.
Një nga momentet kryesore e prodhoi mbrojtësi argjentinas, Cristian Romero.
Ai refuzoi t’ia shtrëngonte duart Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve dhe videoja e momentit u bë shpejt virale.
Romero e nisi ndeshjen në formacionin titullar, por iu desh të largohej nga fusha në minutën e 70-të për shkak të një dëmtimi.
Megjithatë, Romero u rikthye në qendër të vëmendjes pas ndeshjes. Gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve, ai shtrëngoi duart me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantinon, dhe presidenten meksikane, Claudia Sheinbaum, të cilët po qëndronin pranë Donald Trump, por ai e injoroi plotësisht presidentin amerikan dhe kaloi pranë tij sikur të mos ekzistonte fare.
Cristian Romero airing Trump.
Fair play.
— Out of Context Football Manager (@nocontextfm1) July 19, 2026
Duhet theksuar se Trump mori pjesë gjithashtu në dhënien e çmimeve individuale të turneut, por kjo nuk ishte hera e parë që ai u gjend në qendër të vëmendjes në një ceremoni të madhe të FIFA-s.
Verën e kaluar, ai shkaktoi trazira kur qëndroi në podium gjatë festimeve të Chelsea pas triumfit në Kupën e Botës për Klube, duke u bashkuar në ngritjen e trofeut bashkë me kapitenin Reece James.
