Të fundit

Topi i Artë: Rodri nuk ishte as në Top 5 para finales, këta janë juria që ia dhanë çmimin

Përpara ndarjes së trofeut të Kupës së Botës, FIFA njoftoi fituesit e çmimeve individuale të turneut pas ndeshjes finale të dielën.

Dhe, të gjitha çmimet shkuan për spanjollët.

Topi i Artë i shkoi Rodrit, gjë që i habiti shumëkënd sepse jo shumë e konsideruan në atë pozicion para ndeshjes finale, ku favoritët ishin Messi, Mbappe, Bellingham, dhe madje edhe Kane e Yamal ishin përpara tij, sipas vlerësimeve të agjencive të basteve.

Megjithatë, komiteti i FIFA-s, i kryesuar nga Arsene Wenger dhe i përbërë nga ish-lojtarë, trajnerë dhe analistë, zgjodhi Rodrin.

Komisioni përbëhet nga ish-trajneri legjendar Arsene Wenger, Pascal Zuberbühler, Otto Addo, Tobin Heath, Jürgen Klinsmann, Jayne Ludlow, Michael O’Neill, Gilberto Silva, Jon Dahl Tomasson, Paulo Wanchope, Aron Winter dhe ish ndihmës-trajneri i kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta.

Lojtari më i mirë i ri u shpall Pau Cubarsi, ndërsa portieri më i mirë Unai Simon. Kylian Mbappe është fituesi i Këpucës së Artë me dhjetë gola.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci