Lionel Messi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës, duke publikuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
Kapiteni argjentinas, i cili me shumë gjasa zhvilloi ndeshjen e tij të fundit në një Kupë Bote, falënderoi tifozët për mbështetjen dhe u shpreh krenar për rrugëtimin e skuadrës deri në finale.
“Dhimbja është e madhe dhe do të duhet kohë që kjo plagë të shërohet. Por dua të mbaj mend gjithçka të bukur që përjetuam. Ndeshjet që përmbysëm, përkushtimin maksimal të secilit dhe mbështetjen e një vendi të tërë, që së bashku me punën dhe sakrificën e këtij grupi na bëri edhe një herë ndër ekipet më të mira në botë”, shkroi fillimisht Messi.
39-vjeçari theksoi se, edhe pse humbja është e vështirë për t’u pranuar, arritja në dy finale radhazi të Kupës së Botës është një sukses i madh.
“Sot është e vështirë ta vlerësojmë plotësisht atë që kemi arritur, por ky grup arriti të luajë në dy finale radhazi të Kupës së Botës. Faleminderit nga zemra për çdo urim dhe çdo mesazh. Edhe një herë arritëm ta bashkojmë vendin tonë dhe të ndajmë krenarinë e madhe për të qenë argjentinas”, shtoi ai.
Kështu e përjetoi Lionel Messi fundi e ndeshjes finale
Në fund të mesazhit, Messi pati edhe një gjest sportiv ndaj kampionëve të rinj të botës.
“Dua gjithashtu ta përgëzoj Spanjën për fitimin e kampionatit,” përfundoi legjenda argjentinase.
View this post on Instagram
