Të fundit

Spitali i Pejës flet për gjendjen e të lënduarve nga aksidenti në Istog

Dy persona ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Shushicë të Istogut.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se rreth orës 16:00, në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente pa shenja jete. Ajo kishte pësuar politraumë dhe, përkundër procedurave të ndërmarra nga stafi mjekësor, është konstatuar pa shenja jete.

Një tjetër person ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

Rreth orës 16:30, në të njëjtin spital janë pranuar edhe katër persona të tjerë të lënduar në këtë aksident.

Aksident i rëndë në Istog, humbin jetën dy persona

Një fëmijë është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit. Sipas spitalit, fëmija ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit (thyerje e kockës së kofshës).

Spitali thotë se një tjetër paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë poashtu për shkak të thyerjes së kockës së kofshës.

Ndërkohë, dy pacientë të tjerë, pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci