Një vajzë 24-vjeçare raportohet se ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me veturë në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë mëngjesin e sotëm.
Vetaksidenti me fatalitet ka ndodhur në afërsi të nënkalimit për këmbësorë në fshatin Komoran.
Siç raportoi sot portali Sinjali, viktima është një vajzë 24-vjeçare me inicialet R.R.
Tre persona të tjerë, të cilët po ashtu ishin brenda veturës, kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas informacioneve të para, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtim mjekësor.
