Të fundit

Skandaloze: Erden Atiq shfryn keq kundër komunitetit serb, shan rëndë prokurorët

Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka sharë rëndë komunitetin serb pas dekretit të ushtrues së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu për të liruar nga detyra prokurorët serbë që kishin dhenë dorëheqje në vitin 2022.

Teksa ka shpërndarë njoftimin nga Haxhiu, Atiq ka sharë rëndë në gjuhën serbe.

“Përndryshe: ajde u p**u mater”, ka shkruar Atiq.

Të hënën, Këshilli Prokurorial vendosi për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

KPK e mori vendimin me katër vota për.

Tre anëtarë të tjerë të Këshillit votuan kundër, duke kërkuar më shumë kohë për analizimin e kësaj çështje.

Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se çështja e tërheqjes së dorëheqjeve të pesë prokurorëve të komunitetit serb në veri të vendit është e ndërlikuar. Ai përmendi marrëveshjet ndërkombëtare të Brukselit, përmes së cilave sistemi i drejtësisë u integrua në veri të vendit.

Edhe dy anëtarët e tjerë, kryeprokurori Zejnullah Gashi e prokurori Milot Krasniqi, kërkuan më shumë kohë për analizimin e rastit. Megjithatë, propozimi u miratua me shumicën e mjaftueshme të votave.

Ndërkaq sot, ud. presidentja Haxhiu nënshkroi dekretet për lirimin e tyre nga detyra.

Ajo tha se sot përmbyllet procesi i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i KPK-së.

“Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara”, tha Haxhiu.

Prokurorët e komunitetit serbë kishin dorëzuar dorëheqjet e tyre në nëntorin e vitit 2022, bashkë me pjesëtarë të institucioneve të tjera, përfshirë policinë dhe administratën.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci