Të fundit

Ja si e ndoqën finalen e Botërorit ata që blenë vendet prej një milion dollarësh

amjet tregojnë poltrona të mëdha blu, të projektuara për ata që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium me komoditetin e një salloni shtëpie.

Botërori i sapopërfunduar nuk solli vetëm triumfin e Spanjës ndaj Argjentinës, por edhe një risi që shumë nuk ishin mësuar ta shihnin. Në rrjetet sociale u bënë virale pamjet e disa tifozëve që treguan vendet ultra-luksoze nga ku ndoqën finalen. Bëhet fjalë për vendet ekskluzive “On the Pitch”, të shitura nga On Location, partneri zyrtar i FIFA-s për paketat VIP të Botërorit 2026.

Pamjet tregojnë poltrona të mëdha blu, të projektuara për ata që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium me komoditetin e një salloni shtëpie. FIFA kishte vendosur vetëm 12 vende të tilla, të pozicionuara buzë fushës në stadiumin “MetLife”. Ato konsiderohen vendet më të shtrenjta në botën e sportit, me një çmim prej 1 milion dollarësh për secilin vend. Përveç vendit pranë fushës, paketa përfshinte edhe kapele speciale për të mbrojtur spektatorët nga dielli.

Megjithatë, vendet prej një milion dollarësh nuk ishin më të shtrenjtët e finales. Ekzistonte edhe një paketë prej 4 milionë dollarësh, që ofronte gjashtë vende në rreshtin e parë, në qendër të fushës, me akses në fushë gjatë ceremonisë së ndarjes së trofeut dhe një sallon VIP ekskluziv. Edhe këto paketa u shitën të gjitha.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci