Të fundit

Komuna e Suharekës formon komisionet për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe shiu

Komuna e Suharekës, ka formuar komisionet për vlerësimin dhe evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar nga stuhia dhe shiu në bujqësi, institucione publike, arsimore, biznese e hapësira publike.
Ata kanë thënë se këto komisione në kontakt me kryetarët e fshatrave, do të dalin në teren dhe do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes dhe dëmeve të shkaktuara.

“Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, stuhi dhe të reshura mund të ketë edhe gjatë ditë së sotme, andaj veproni me qetësi dhe në harmoni me rregullat e publikuara nga institucionet përkatëse”, ka paralajmëruar kryetari i kësaj Komunë, Bali Muharremaj.

Në Suharekë, stuhia e djeshme ka dëmtuar shkollë fillore në Gjinoc, ka dëmtuar vetura të parkuara e shumë toka bujqësore. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci