Të fundit

Deputetët në seancë plenare, përshkallëzohet tubimi para Kuvendit në Shqipëri

Protesta e zhvilluar këtë të enjte pranë Kuvendit të Shqipërisë u përshkallëzua në tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, qytetarë dhe mbështetës të opozitës u mblodhën para godinës së Kuvendit për të shprehur kundërshtimin e tyre, ndërsa situata u tensionua pak pas nisjes së tubimit.

Për të garantuar sigurinë, Policia e Shtetit kishte blinduar perimetrin përreth Kuvendit, duke vendosur gardhe metalike që nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit dhe duke shtuar praninë e efektivëve në terren.

Gjatë protestës, një pjesë e demonstruesve hodhën vezë dhe domate në drejtim të forcave të policisë. Në përgjigje, efektivët përdorën ujë me presion nga autoboti dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin e situatës.

Video e plotë:

https://shorturl.at/oaXVm

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci