Të fundit

Evropa në flakë, zjarret vrasin tre zjarrfikës, mijëra banorë dhe turistë evakuohen

Vala e të nxehtit po ushqen zjarre të mëdha në jug të Evropës.

Temperaturat mbi 40 gradë Celsius dhe erërat e forta kanë përkeqësuar situatën me zjarret në Itali, Francë dhe Spanjë, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë dhe zonat turistike.

Në Itali, situata më kritike paraqitet në Sicili, ku rreth 6 mijë zjarrfikës, roje pyjore dhe forca të Mbrojtjes Civile po luftojnë dhjetëra vatra zjarri që kanë përfshirë ishullin prej disa ditësh.  Edhe rajoni fqinj i Kalabrisë përballet me mbi 160 zjarre aktive. Autoritetet lokale dyshojnë se shumë prej tyre janë të qëllimshme dhe akuzojnë zjarrvënësit se kanë përdorur metoda mizore për përhapjen e flakëve.

Në Francën jugperëndimore, pranë Bordosë, mbi 10 mijë turistë janë evakuuar nga kampingjet dhe strukturat turistike, pasi një zjarr i madh ka shkrumbuar rreth 2 mijë hektarë pyje me pisha në zonën bregdetare të Le Porge. Vetëm dy ditë më parë, dy zjarrfikës humbën jetën gjatë përballjes me një tjetër vatër pranë aeroportit të Bordosë. Sindikatat paralajmërojnë se efektivët po punojnë në kushte rraskapitëse dhe me mungesë burimesh.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga djegia e lëndëve fosile, po i bëjnë zjarret dhe valët e të nxehtit më të shpeshta, më intensive dhe më të vështira për t’u përballuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci