Një tjetër aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugët e Kosovës.
Një 19-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se u vetaksidentua në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Vlera Krasniqi.
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete. Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo.
Bilanci i viktimave ka shkuar në 10 të vdekur për shtatë ditët e fundit në Kosovë.
