Të fundit

BE: Kryetarët e komunave në veri për problemet e shumta në funksionimin e komunave

Shefat e misioneve të Bashkimit Evropian zhvilluan një takim me kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, ku diskutuan për funksionimin e pushtetit lokal dhe sfidat me të cilat po përballen tetë muaj pas marrjes së detyrës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në tetor të vitit 2025, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Prishtinë, transmeton Paparaci.

Në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian thuhet se kryetarët e komunave i informuan përfaqësuesit e BE-së, ambasadave të vendeve evropiane në Kosovë, si dhe të EULEX-it, për problemet e shumta që vështirësojnë funksionimin e administratave lokale. Ndër to u përmendën mungesa e dokumentacionit arkivor, mungesa e stafit profesional, buxhetet e kufizuara, çështjet e pazgjidhura pronësore-juridike, si dhe, sipas tyre, “kontrolli i punës së komunave nga niveli qendror”.

Përfaqësuesit e BE-së u takuan gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe me këshilltarë të partive opozitare në kuvendet komunale.

Bashkimi Evropian njoftoi se, së bashku me shtetet anëtare, mbetet i përkushtuar për forcimin e vetëqeverisjes lokale dhe procesit të decentralizimit, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale. U theksua nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror të pushtetit, mbështetje më efikase për komunat nga ministritë përgjegjëse, si dhe zbatim të qëndrueshëm të parimeve të sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se administratat komunale efikase dhe të përgjegjshme, të cilat u ofrojnë të gjithë qytetarëve shërbime publike cilësore, janë me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit, stabilitetit dhe prosperitetit.

BE-ja theksoi se, si donatori më i madh dhe një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, do të vazhdojë të mbështesë komunat dhe reformat që synojnë forcimin e vetëqeverisjes lokale në të gjithë Kosovën./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci