Të fundit

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u dënua me dy vjet burgim dhe pesë mijë (5,000.00) euro gjobë për mosdeklarim të pasurisë.

Aktgjykimi u shpall të premten nga gjyqtari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, Leon Përlaska.

Ahmeti u gjet fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.

Sipas Gjykatës, dënimi me dy vjet burgim do të ekzekutohet pas plotfuqshmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa dënimin me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro, Ahmeti obligohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh pas plotëfuqimërisë së këtij aktgjykimi.

Në rast se i pandehuri nuk dëshiron apo nuk mund ta paguajë dënim me gjobë, Gjykata mund të ia zëvendësojë dënimin me gjobë, me dënim me burgim ku një ditë burgim do të llogaritet 20 euro gjobë.

Tutje, Gjykata ka refuzuar propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e shumës së mjeteve të padeklaruara. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci