Të fundit

Sulmi në Paradën e Krenarisë, kryebashkiaku i Berlinit: Kjo duhet të marrë fund!

Kryebashkiaku i Berlinit, Kai Wegner, ka reaguar pas sulmit të rëndë, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj gjithë qytetit dhe vlerave që ai përfaqëson.

Ai njoftoi se flamujt përpara Bashkisë së Kuqe, selisë së qeverisë së qytetit, do të ulen në gjysmështizë në shenjë zie.

“Ky ishte një sulm ndaj të gjithëve ne. Ishte një sulm ndaj mënyrës sonë të jetesës, bashkëjetesës dhe vlerave tona. Kjo duhet të marrë fund. Duhet të jemi shumë të qartë për këtë”, u shpreh Wegner, shkruan Sky News.

Duke kujtuar se kishte marrë pjesë edhe vetë në Paradën e Krenarisë, ai tha se gjatë ditës Berlini kishte festuar lirinë, diversitetin dhe karakterin e tij të hapur.

“Ishte një ditë e mrekullueshme festimesh. Berlini ishte plot ngjyra, tregoi diversitetin e tij dhe dëshmoi se është një qytet i lirisë. Ngjyrat janë simboli ynë. Por pas orës 22:00 gjithçka u errësua – u bë shumë errët”, tha kryebashkiaku.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci