Të fundit

Burri i Albulena Haxhiut sulmon sërish mediat: A po i dhemb dekonspirimi i Lule Gjelit dhe profileve të tjera të rreme?

Bashkëshorti i U.D. Presidentes Albulena Haxhiu, Zotriu i parë në detyrë, Alban Krasniqi ka sulmuar këtë të dielë mediat.

Gjatë vikendit, gazeta Nacionale kurorëzoi një hulumtim të gjerë, të shtrinë në vite, për profilet e rreme që përkrahin Vetëvendosjen, e që paraqiten sikurse gra në Facebook. Nacionale kuptoi se Prokuroria Speciale po e heton njërin nga profilet dhe se sipas burimeve të Gazetës Nacionale, personi që fshihet mbrapa profilit “Lule Gjeli” është Gent Prokshi, i cili paraqitet me emra të rremë vazhdimisht.

Alban Krasniqi, në shkrimin e tij përmend edhe akuza për “thaës me para nga Serbia”, fjali kjo e përdorur nga gazetari i Kallxo, Kreshnik Gashi, i cili më vonë në emisionin “Debat Plus”, sqaroi se nuk e ka pasur fjalën për ndonjë media që është anëtare e KMShK-së, por për faqe Facebooku.

Megjithatë, Krasniqit i ka ngecur ora aty, dhe shkroi sot kështu:
Kur qohet peshë makineria e propagandës anti-shtet dijeni që e kanë një zor të madh.

Tash, kur rrethi iu është ngushtuar dhe mbetjet e tyre kriminale në institucione po çmontohen po e kuptojnë që po u vjen radha.

Kanë për tu përgjigjur dhe për të paguar për çdo të bëmë.

As milionat e krimit dhe korrupsionit dhe as thasët me para nga Serbia nuk kanë me i shpëtu dot.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci