Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka ndaluar përkohësisht përdorimin e dy produkteve farmacuetike javën e kaluar, raporton gazetarja Saranda Ramaj.
Sipas burimeve të cituara nga gazetarja, produktet farmaceutike të ndaluara përkohësisht janë Vanocmyxin 500 mg amp. dhe Ceftriaxone 1 g ampulë.
Ndalimi i përkohshëm i këtyre dy barnave nuk është konfirmuar zyrtarisht nga QKUK-ja.
“Nuk dua të paragjykoj se çfarë do të tregojnë analizat për këto dy produkte. Por duhet të shpjegohet a është rritur raportimi i dyshimeve për cilësinë e barnave? A ka tash më shumë produkte problematike në treg? Apo a është rritur vigjilenca e profesionistëve shëndetësorë, apo po funksionon më mirë sistemi i raportimit?”, shkroi gazetarja në një postim në rrjetin social Facebook të hënën.
Barërat janë pjesë e Listës Esenciale të Barnave, të cilat konsiderohen të domosdoshme për trajtimin e pacientëve në sistemin publik shëndetësor.
