Të fundit

Debati për mosbesimin ndaj Qeverisë së Serbisë: Alleksiqi për katër orë renditi aferat e pushtetit

Deputetët në Kuvend të Serbisë po diskutojnë për propozimin për votimin e mosbesimit ndaj Qeverisë, që është pika e vetme e rendit të ditës. Deputeti dhe lideri i Lëvizjes Popullore të Serbisë (NPS), Mirosllav Alleksiq, si propozues i autorizuar, foli për katër orë rreth aferave të pushtetit – jo vetëm të qeverisë së Gjuro Macutit, por edhe të qeverive të mëparshme.

Në mes tjerash ai foli edhe për veprimet e regjimit serb në Kosovë.

Alleksiqi deklaroi se pushteti i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) ka zbatuar veprime të planifikuara strategjikisht për t’ua dorëzuar veriun e Kosovës shqiptarëve, duke vlerësuar se Banjskë është “vula e tradhtisë” ndaj Kosovës gjatë 15 vjetëve të fundit, transmeton Paparaci.

Ai tha se pushteti i udhëhequr nga Vuçiqi ka nënshkruar 93 marrëveshje, “ato që ne i dimë”, me të cilat Serbia është zhveshur nga kompetencat në veri të Kosovës.

Duke rikujtuar se Marrëveshja e parë e Brukselit u nënshkrua në vitin 2013, Alleksiq shtoi se ajo marrëveshje parashihte krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili ende nuk ekziston.

Ai theksoi se përmes marrëveshjeve të ndryshme ishte paraparë dhe zbatuar integrimi i institucioneve serbe në sistemin e Kosovës.

“U integruan gjyqësori dhe policia, ndërsa në vitin 2018 u vra Olliver Ivanoviqi, i cili shumë shpesh fliste se cilat ishin strukturat që i keqtrajtonin serbët në Kosovë”, ka thënë Alleksiq, duke theksuar se bëhet fjalë për Millan Radoiçiqin, të cilit pushteti i SNS-së i dha “tapinë për të zbatuar politikë tradhtare dhe për t’i përndjekur serbët për shkak të kombinimeve dhe bizneseve të tij”.

Sipas fjalëve të Alleksiqit, pushteti i SNS-së ka lejuar që në Kosovë “të fshihet identiteti i komunitetit serb, të mos ketë tabela me mbishkrime në gjuhën serbe, flamuj serbë dhe që serbët në Kosovë të konsiderohen si të huaj”.

Duke folur për incidentin e armatosur në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre serbë nga veriu i Kosovës, Alleksiqi rikujtoi se Millan Radoiçiqi e ka pranuar dhe ka marrë përgjegjësinë për atë aksion.

“Çfarë shteti jemi ne, çfarë struktura të sigurisë kemi, çfarë ushtrie dhe policie kemi, kur një kriminel lufton për Kosovën dhe kryen do aksione të tija?”, ka pyetur Alleksiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci