Të fundit

Dreshaj: Dy të infektuar me COVID-19 kanë vdekur sot në Infektivë

Dy viktima janë regjistruar sot në Klinikën Infektive në QKUK për shkak të COVID-19.

Kështu ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

“Ka disa shqetësime që duhet t’i vendosim këtu. Karakteristik e përgjithshme deri sot është reagimi i vonë ndaj situatës. Kisha dashur që kjo të jetë hera e fundit që pasi të ngrihet shqetësimi, ne duhet të veprojmë. Të gjitha vendet kane qenë me Omicron një muaj para neve. Nuk ndalet Omicroni me masa ne kufi. Katër raste pa burim kanë qenë në Mitrovicë. Ne mbi 80% te rasteve i kemi të detektuar pas pesë ditëve, dhe mund të presim një rritje të madhe. Tre ditët e fundit i kemi katër të vdekur. Sot janë dy në Klinikën Infektive që kanë vdekur”, deklaroi Dreshaj në mbledhjen që po mban Komisioni për Shëndetësi

Që nga fillimi i pandemisë, numri i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 është mbi 3 mijë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci