Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Mitrovicë është gjendur pa shenja jete në vendbanimin e tij 72-vjeçar me inicialet M.T.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën “ Shala e Bajgores’’ në Mitrovicë.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku, kurse trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion.
Rasti në polici po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.
