Të fundit

Kunati i Albulena Haxhiut zbulon se kush është Adem Grabovci i VV-së

Dardan Krasniqi, vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqit, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar se kush është “Adem Grabovci” i VV-së.

Sipas tij, Fatban Bunjaku ka lidhje me disa nga anëtarët e zgjedhur të bordeve. Krasniqi thotë se Bunjaku po vepron njëjtë si Grabovci i PDK-së.

“Me krejt këta anëtarët e bordeve që po zgjidhën po del që Fatban Bunjaku – dosta ose një farë lidhje dyshysh! Pra njëfarë Adem Grabovci i vogël! E Kosovën e mjerë s’po e lëshojnë kurrë do këso mini Adem Grabovca të mjerë. Ama edhe sojit të tij që e keqpërdor pushtetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! i vjen fundi”, ka shkruar Kraasniqi

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ishte akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare duke i dhënë privilegje dhe përparësi kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme. Për këtë rast, ai këtë vit është shpallur i pafajshëm.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci