Të fundit

Burri divorcon gruan gjatë dasmës, shkak kënga “provokuese”

Një burrë ka divorcuar gruan e tij gjatë ceremonisë martesore për shkak të një kënge provokuese.

Mediat e huaja kanë bërë të ditur se çifti nga Bagdadi kanë përfunduar lidhjen e tyre.

Mësohet se gruaja, kërceu me këtë këngë, por nuk e dinte se një kërcim do të bëhej shkak për prishjen e martesës së saj.

Siç raportojnë mediat e huaja, në pjesën e parë të këngës bëhet fjalë për një tekst në të cilin gruaja tregohet dominuese dhe sunduese, nuk e lejon të shohë vajza të tjera dhe se burri do të jetë në komandën e gruas.

Ky tekst i këngës me sa duket ka qenë i patolerueshëm për burrin nga Bagdadi duke e shtyrë kështu të marrë një vendim të papritur.

Por kërcimin e nuses dhe familja e dhëndrit mesa e duket e ka konsideruar si provokim, duke bërë që çifti ti japë fund martesës, në sallën e dasmës, shkruan Mirror.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci