Të fundit

Lajm fantastik për volejbollin në Kosovë

Pas lajmeve fantastike që volejbolli kosovar mori në Asamblenë Ballkanike, si organizimi i kualifikimeve për Kampionatin Evropian – Federata e Volejbollit të Kosovës ka marr një tjetër lajm të jashtëzakonshëm nga kategorizimi i sporteve që bëhet sipas rregullores së MKRS-së.

Ky përkushtim i vazhdueshëm i FVK-së është shpërblye me pozitën e dytë në listën e kategorizimit për vitin 2022.

Kategorizimi u bë bazuar në pikët e fituara nga rezultatet dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2021, me FVK-në që regjistroi 79.56 pikë, duke mbetur prapa vetëm sportit të xhudos.

Për vitin 2022 do të ketë shtim të aktiviteteve dhe angazhim edhe më të madh në avancimin e volejbollit kosovar, në hap me zhvillimet e federatave të shteteve tjera evropiane.

FVK falënderon gjithë komunitetin e volejbollit të Kosovës, i cili kontriboi në ngritjen e cilësisë dhe nivelit të garave gjatë vitit të kaluar, pavarësisht situatës tejet sfiduese me pandeminë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci