Të fundit

A ka zgjidhje energjetike për Evropën nëse Putin i mbyllë valvulet e gazit?

Rritja e tensioneve në kufirin midis Rusisë dhe Ukrainës ka ngritur frikën se kriza evropiane e furnizimit me gaz mund të bëhet shumë më serioze. Çmimet e tregut të gazit tashmë kanë tejkaluar nivelet rekord dhe kërcënojnë të rëndojnë familjet evropiane me krizën e kostos së jetesës, raporton Guardian.

Rusia është furnizuesi më i madh evropian i gazit, një e treta e të cilit rrjedh përmes gazsjellësve  ukrainas në vendet në gjithë kontinentin evropian. Rrjedhat e gazit të Rusisë kanë qenë një çerek më të ulëta se vitin e kaluar, por udhëheqësit evropianë tani kanë frikë se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në një katastrofë energjetike nëse reduktohen eksportet e gazit, transmeton Paparaci.

Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë Evropën

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar në përgatitjet për të devijuar furnizimet me gaz natyror nga e gjithë bota në Evropë në rast se furnizimet me gaz nga Rusia ndërpriten. Derisa frika nga pushtimi i Ukrainës po rritet, zyrtarët amerikanë thanë kanë negociuar me furnizuesit globalë dhe tani janë të bindur se Evropa nuk do të pëson humbje të papritur të energjisë për ngrohje në mes të dimrit, raporton Guardian.

“Biseda është vërtet e gjerë, me shumë kompani dhe me vendet në mbarë botën. Nuk është e fokusuar në një apo dy furnitorë”, ka thënë një zyrtar amerikan.

Një nga furnizuesit kryesorë alternativë të gazit është Katari dhe u njoftua se Emiri Tamin bin Hamad al-Thani do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë në fund të muajit dhe se në rend të ditës do të jetë “stabiliteti i furnizimit global me energji”.

Katari është një aleat i fortë i Perëndimit në Lindjen e Mesme dhe ka vite që furnizon me gaz Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera evropiane nëpërmjet cisternave. Libia gjithashtu mund të ndihmojë, duke pasur parasysh prodhimin e saj të gazit dhe afërsinë me Evropën. Në negociata merr pjesë edhe Norvegjia.

Edhe vetë Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol të drejtpërdrejtë në rritjen e furnizimit me gaz të Evropës. Sasi rekorde të gazit natyror të lëngshëm të destinuar për në Evropë kanë dalë nga Shtetet e Bashkuara muajin e kaluar. SHBA kanë një nxitje të fortë afatgjatë për të inkurajuar Evropën që të heqë dorë nga mbështetja tek Rusia në favor të rezervave të gazit argjilor.

Megjithatë, aktualisht, i gjithë tregu global nuk do të mjafton për të kompensuar mungesën nëse Rusia ndërpret furnizimet përmes Ukrainës.

Sa gaz i duhet Evropës për raste urgjente?

Vëllimi i sfidës së furnizimit me gaz evropian do të varet nga sa do të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Vlerësohet se Rusia çdo ditë dërgon 230 milionë metra kub gaz në Evropë, një e treta e të cilit shkon përmes Ukrainës. Por ekspertët e tregut janë të ndarë nëse Rusia do të pengojë të gjitha eksportet e gazit në Evropë apo vetëm ato që kryhen nëpërmjet Ukrainës. Të tjerë janë skeptikë nëse Kremlini do të redukton fare eksportet e gazit.

“A do të përdorë Rusia eksportet e gazit si armë, sa do të pengohet kjo? Është e vështirë të planifikohet”,  ka thënë Helima Croft, drejtoreshë globale në RBC Capital. Por pyetja nuk është a do të mundin SHBA të krijojnë një plan rezervë për gazin, por a do të mund të blejnë gaz në sasi të mjaftueshme për të zbutur çdo shqetësim.

A ka gaz të mjaftueshëm të mbushet zbrazëtira?

Kjo krizë globale e furnizimit me gaz që u shfaq kur ekonomitë filluan të rikuperohen nga rënia e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të thotë se ka pak rezerva gazi që mund të përdoren, thotë analisti i Ristad Energy, Xi Nan, transmeton Paparaci.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se bisedimet e tyre ishin vërtetë të gjera, me shumë kompani dhe vende në mbarë botën, kështu që nuk duhet të kërkojë nga asnjë kompani apo vend i vetëm të rrisë eksportet me sasi të konsiderueshme, sepse ka nevojë për sasi më të vogla nga më shumë burime.

Katari aktualisht prodhon 77 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm në vit dhe ka kontraktuar dërgesa për klientët në Azi, Evropë, Kuvajt dhe me kompani të mëdha energjetike, të cilët mund të zgjedhin se ku t’i dërgojnë mallrat e tyre. SHBA kanë dedikuar gjithashtu 80 milionë tonë gaz natyror të lëngshëm për klientët në Azi dhe Evropë dhe për të ashtuquajturit “lojtarë portfolio”.

Nëse ekziston mundësia që disa ngarkesa të kontraktuara me destinacion Azinë të dërgohen në Evropë, falë temperaturave të buta të dimrit në rajon, kjo mund të zvogëlojë kërkesën për gaz, ka thënë Croft.

Ajo ka shtuar se bisedimet “delikate” midis prodhuesve të mëdhenj të gazit dhe klientëve të tyre aziatikë do të nevojiteshin për të negociuar njëfarë fleksibiliteti në furnizimet me gaz.

A është bërë diçka e tillë më parë?

Në tregun global të naftës, ka shumë shembuj të masave të furnizimit emergjent, por jo për gazin. Gjatë luftës civile në Libi, Arabia Saudite kërcënoi të rriste eksportet e saj të naftës në tregun global, për të kompensuar mungesën e naftës së papërpunuar të Libisë, e çka çoi deri në çmim prej rreth 120 dollarë për fuçi.

Tregut të gazit i mungon bashkëpunimi global, gjë që e ka vështirësuar arritjen e një marrëveshjeje për krizën globale të furnizimit.

“Mohammed bin Salman, trashëgimtari saudit i fronit, e sheh veten si banka qendrore për naftën. Nuk ka asnjë ekuivalent në tregun e gazit”, ka thënë Croft.

Ndoshta kohët e paprecedentë mund të kërkojnë veprim të paprecedentë./Paparaci

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci