Policia ka njoftuar se ka filluar hetimet pasi një grua është gjetur në shtëpinë e saj në Gjilan pa shenja jete.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Tutje, Policia bën të ditur se njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”.
