Të fundit

Mbulimi i muralit “Kamarieri”, reagon komuna e Ferizajt

Shefi i kabinetit të kryetarit të Ferizajt, Selim Marevci, është deklaruar pas vendosjes së reklamave në muralin e parë, “Kamarieri”, tek hotel Lybeteni, që cilësohet si pjesë thelbësore e identitetit të kësaj komune.

Marevci tha se inspektorati ka reaguar pasi baneri është vendosur pa leje të drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit. Mirëpo ai theksoi se kompetencat e komunës përfundojnë me kaq, pasi objekti është pronë private.

“Komuna përmes inspektoratit ka reaguar menjëherë me të parë që është vendosur ky baner dhe sipas inspektoratit vendosja e këtij baneri është vendosur pa leje të drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit dhe inspektorati ka urdhëruar duke u dhënë një afat kohore që të largohet ky baner”, ka thënë ai.

“Komuna nuk mund të këtë kompetenca të tjera sa i përket figurës së “Kamarierit” në hotel Lyboteni sepse e theksova qe ky objekt është privatizuar, është njëjtë sikur pronat te tjera private”, u shpreh tutje Merovci.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci