Një vajzë e mitur ka lindur një fëmijë dje në Spitalin e Pejës, shkruan Paparaci.
Policia ka intervistuar një person lidhur me këtë ngjarje, kurse rasti po vazhdon në procedurë të rregullt.
“Nga personeli i Spitalit të Pejës, është informuar se viktima femër kosovare e mitur, ka lindur një foshnje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
