Të fundit

Abdixhiku do pres në takim Lajçakun dhe Escobarin

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun

Kjo është konfirmuar nga ana e Xhafer Tahirit.

“Mund të konfirmoj se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak”, ka deklaruar Tahiri për Express.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të hënën kanë arritur në Prishtinë, ku janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Ndryshe, vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci