Të fundit

Zyra e Petkoviqit: “Prishtina po refuzon formimin e Asociacionit tashmë 3.206 ditë”

Në takimin e djeshëm të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe zëvendës ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA, Gabriel Escobar për dialogun në Bruksel, Osmani ka deklaruar se Serbia po bllokon përparimin në dialog. E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovën pretendon se “mesazhet e liderëve politikë nga Prishtina tregojnë mungesë reale dhe çdo mendim për një qasje të ndershme dhe konstruktive ndaj dialogut me Beogradin”.

Kjo “zyre” shton se “akuzat e tyre të pabaza se Beogradi zyrtar bllokon dialogun dhe se është një listë e gjatë e marrëveshjeve që Beogradi nuk i ka përmbushur nuk mund të interpretohen ndryshe”.

“Ndërsa realiteti është krejtësisht ndryshe – janë 3.206 ditë që kur Prishtina refuzon formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kanë kaluar shumë vite që kur Prishtina nuk lejon hulumtimin e nëntë lokacioneve në Kosovë, për të cilat Beogradi ka “informacione të besueshme” se fshehin eshtrat e të zhdukurve në luftë”, pretendohet në një deklaratë të dërguar për media.

E ashtuquajtura zyre serbe për Kosovë pretendon se “kanë kaluar nëntë vjet që kur Prishtina refuzon të zbatojë marrëveshjet në fushën e energjisë, por më me dëshirë gjeneron krizë energjetike”.

“Këto janë çështje me rëndësi jetike për popullin serb në Kosovë, të cilat Prishtina i shpërfill sistematikisht, së bashku me shkeljet e tjera të shumta të marrëveshjes”.

“Për të qenë mjaft i qartë, Beogradi është i vendosur dhe pa mëdyshje i përkushtuar ndaj dialogut dhe procesit të normalizimit të marrëdhënieve, por dialogu nuk mund të trajtohet si monolog i një pale që shantazhon në tryezën e bisedimeve, por si një proces i kërkimit të përbashkët për një zgjidhje kompromisi”, pretendohet në këtë komunikatë./Paparaci

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci