Pak minuta më parë është arrestuar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
E këtë arrestim të tij që po bëhej para kamerave po e shikonte “live” në faqen e televizionit T7, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.
Ai u arrestua para televizionit T7 ku kishte të planifikuar të merrte pjesë në emisionin “Presing”
Policia e Kosovës ishte duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.
Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtar policor.

