Të fundit

Kurti: Nuk kemi diskutuar kurrfarë modele për Asociacionin

Kryeministri Albin Kurti ka mohuar diskutimin mbi modelet e mundshme të Asociacionit, në takimin që realizoi të martën me Gabriel Eskobar dhe Miroslav Lajçak, emisarët e ShBA-së, respektivisht BE-së.

Kurti, para mediave u shpreh se nuk kanë diskutuar për kurrfarë modele për zbatimin e Asociacionit. Këto komente, i bëri pas vizitës në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Nuk janë diskutuar modele të tilla. Po e theksoj edhe njëherë. Të drejtat e pakicave janë me nivelit më të lartë të standardeve evropiane”, u shpreh shefi i qeverisë.

Më tej, kryeministri u pyet nga gazetarët edhe rreth dialogut me Serbinë.

“Kosova nuk frikësohet, por Kosova me qeverinë e përgjegjshme është e kujdesshme. Interes i shtetit të pavarur është integriteti territorial, funksionaliteti shtetëror, ligjshmëria”, tha ai.

“Ne kemi dhënë propozimet tona në takimet që kemi pas në Bruksel dhe jemi konstruktiv për bisedimet e ardhshme në dialogun që zhvillohet nga BE-ja. Pranimi i reciprocitetit është parim i shëndosh i marrëdhënieve të mira fqinjësorë. Marrëveshja duhet të arrihet, jemi të gatshëm për këtë”, është shprehur ai.

Sot, gjatë konference për media, Eskobar dhe Lajçak u shprehën se mund të diskutohen modele të ndryshme për Asociacionin.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci