Trajneri shqiptar, Besnik Hasi thuhet se është shkarkuar nga pozita e trajnerit te skuadra nga Arabia Saudite, Al-Ahli.
Gazetari, Cesar Luis Merlo ka njoftuar se klubi i Arabisë Saudite, Al-Ahli ka vendosur ta largojë Besnik Hasin dhe në vend të tij ta emëroj ish-trajnerin e Benficas, Jorge Jesus.
“Al-Ahli ka vendosur të shkarkoj trajnerin e tij, shqiptarin Besnik Hasin. Prandaj i bënë një ofertë miliona dollarë Jorge Jesusit, i cili ka pranuar të përgjigjet në ditët në vijim”, ka shkruar Merlo.
O ex-treinador Rubro-Negro #JorgeJesus está sendo cogitado no Al Ahli. Segundo o jornalista Ekrem Konur (@Ekremkonur) o clube Saudita não quer continuar com Besnik Hasi atual treinador e planeja fazer uma proposta ao português de 3 anos de contrato. #MercadodaBola pic.twitter.com/dS324ShP1i
— Fla.RubroNegros (@FRubronegros) February 2, 2022
Klubi arab ende nuk e ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e Hasit.
Emri i Besnik Hasit ishte përmendur shpeshherë si zëvendësimi i duhur i Challandes te Përfaqësuesja e Kosovës, andaj me largimin e tij nga drejtimi i skuadrës arabe, Hasi mund të marrë drejtimin e Kosovës.
