Të fundit

Hovenier: Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë debat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier, në një postim në Twitter ka shkruar rreth vizitës së emisarëve specialë të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar në Kosovë.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ShBA-ja inkurajon angazhim kontruktiv në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ka shtuar se sovraniteti territorial i Kosovës nuk është temë debati.

“Përfundoi një vizitë produktive SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar & Lajcak në Kosovë. Ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv, fleksibël dhe urgjent nga të gjithë për të arritur përparim në Dialogun e lehtësuar nga BE. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës nuk janë për debat”, shkruan ai.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci