Të fundit

ShBA: Kushtetuta, integriteti territorial dhe sovraniteti i Kosovës janë të shenjta

Sot ka përfunduar vizita e përbashkët e përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Miroslav Lajçak.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë përmes një njoftimi në rrjete sociale këtë vizitë e ka konsideruar si produktive.

“SHBA mbështet fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe dialogu është mënyra më e mirë për liderët e Kosovës për t’iu ofruar qytetarëve të saj një të ardhme evropiane”.

“Status quo-ja është e paqëndrueshme. Ne inkurajojmë angazhimin konstruktiv dhe urgjent nga të gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve që do të përfundonte me njohje reciproke”.

“Askush nuk po kërkon nga liderët e Kosovës që të komprometojnë sovranitetin e Kosovës, të heqin dorë nga integriteti i saj territorial ose të shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të shenjta”, thuhet tutje në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci