Pas vizitës së emisarëve specialë të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-së, BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak, në Kosovë pritet që së shpejti të vij edhe përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Ai aktualisht po qëndron në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me krerët e shtetit dhe opozitën atje.
Ndërkohë që Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për Telegrafin se emisarit britanik do të vijë edhe në Kosovë. Agjenda që emisari britanik do të ketë në Kosovë ende s’është bërë publike.
Kujtojmë se Escobar dhe Lajçak gjatë vizitës së tyre zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti si dhe krerët e opozitës.
