Të fundit

Zyrtarizohet koalicioni mes LDK-së dhe PDK-së në Istog

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë me PDK-së në katër vitet e ardhshme.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme.

“Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë”, shkruan ai.

Tutje ai ka njoftuar se PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori, atë të kulturës, bujqësisë dhe administratës.

“Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë: Nënkryetarin e Komunës, Drejtorinë e Bujqësisë, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtorinë e Administratës. Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare”, shtoi ai.

Krejt në fund i pari i Istogut ka shkruar se emërimi dhe prezantimi i gjithë ekipit qeverisës do të bëhet ditëve në vijim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci