Të fundit

“Avokati i pushtetit është dënuar për sulm ndaj policisë”

Anëtari i PSD-së, Zgjym Hyseni, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se më parë avokati Tomë Gashi kishte sulmuar Policinë e Kosovës, ku për këtë vepër më pas është dënuar.

Hyseni e quajti Gashin avokat të secilit pushtet. Ndër të tjera, Hyseni ka publikuar edhe vendimin e dënimit të tij.

Tutje, Hyseni tha se Tomë Gashi është shërbyes i shërbyesit që do t’i hyjë në qejf zotërisë, e ky zotëriu sipas aktivistit të PSD-së është ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla.

Policia e Kosovës ka arrestuar dje Dardan Molliqajn në oborrin e T7. Kjo pasi Molliqaj ishte konfrontuar fizikisht me një polic gjatë protestës së PSD-së, që u organizua kundër rritjes së çmimit të rrymës.

E pas arrestimit, avokati Tomë Gashi shkroi për Molliqajn “Arrestohet klloshari”.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Hysenit:

Tome Gashi, avokati qe i ka qendru kohes, avokati i secilit pushtet qe i bjen knejpari e ka sulmu policine ne Route 66. Eshte i denum me 6 muaj. Shiheni vendimin.

Nuk e ka sulmu tamam se paska qene i dehur. Rrethane lehtesuese kjo. Fort bre m’keshet me k’ta trimat qe nxehen kur pijne alkool.

Toma po na kallxon sa gjate duhet me e mbajte n’burg Dardanin. Toma po don lufte. Demek. Po kujna me i dhane lufte se?! Ky eshte sherbyes i atij tjetrit sherbyes qe kqyr me i hi n’qef zotnise. Edhe kush osht ky zotnia? Xhelali…

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci