Këngëtarja Elhaida Dani, ka folur së fundmi për jetën e saj duke shpalosur rrëfime nga jeta private.
Në një intervistë për mediat shqiptare, ajo ka treguar se simpatia e saj e parë sa i përket kolegëve ka qenë Ermal Fejzullahu.
“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka thënë ajo.
Elhaida Dani në vitin 2015 e ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision me këngën “I’m Alive” si dhe kohëve të fundit ka publikuar këngën e saj “Zani”.
