Të fundit

Dardan Molliqaj del sot para Gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të mbahet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, i cili u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndaj Molliqajt, Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit.

Këtë kërkesë, zyrtarët e PSD-së, po e quajnë orkestrim politik. Frashër Krasniqi nga kjo parti ka thënë se asnjë rrethanë ligjore nuk ekziston për ta justifikuar kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Dardan Molliqajt.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është liruar aktivisti i kësaj partie, Adem Megjuani, i cili po ashtu u arrestua të martën.

Ata dyshohen se kanë sulmuar policët gjatë protestës të së shtunës së kaluar, që PSD organizoi kundër propozimit për shtrenjtim të rrymës.

Molliqaj u arrestua në orët e mbrëmjes të së martës, në oborrin e një televizioni, para se të niste emisioni në të cilin ishte ftuar.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci