Edhe pse LDK-ja fitoi zgjedhjet për kryetar të komunës së Istogut, kishte dështuar të formojë shumicën në Kuvendin Komunal.
Kështu pas bashkimit të votave të opozitës në këtë komunë kryesuesin e asamblesë e kishte marr AAK-ja.
Fjolla Ukaj me 14 vota ishte zgjedhur kryesuese e kuvendit komunal të komunës së Istogut.
Meqenëse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të mërkurën kanë nënshkruar marrëveshjen e koalicionit, i pari i Istogut Ilir Ferati për Paparaci ka treguar se çfarë do të ndodhë me fatin e Ukajt.
Se a do të shkarkohet Fjolla Ukaj nga pozita e kryesueses së kuvendit komunal të Istogut, Ferati shumë shkurtë ka thënë se kjo është çështje e kuvendit dhe nuk dihet se si do të shkojë mbledhja e kuvendit komunal që pritet të mbahet sot.
“Është çështje e kuvendit, sot e kemi një seancë dhe e shohim se si po hecë”, tha Ferati.
Ndryshe, kandidatja e AAK-së Fjolla Ukaj me 14 vota ishte zgjedhur kryesuese e Kuvendit komunal të Komunës së Istogut, derisa Enver Rugova i LDK-së kishte marrë 13 vota. /A.C
