Futbollisti shqiptar, Aleksandër Llampi, humbi jetën dje në fushën e lojës gjatë minutës së parë.
Lambi, ra pa ndjenja në fushën e lojës. Edhe pse të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë, nuk arritën ta shpëtonin.
21-vjeçari ishte në pronësi të klubit grek, Apollon Smyrnis
Së fundmi media greke kanë publikuar edhe pamjet gjatë këtij momenti tragjik. Futbollisti shqiptar u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetojë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.
