Të fundit

Senegali finalisti i parë i Kupës së Afrikës

Senegali triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Burkina Fasos në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën.

Të katër golat e ndeshjes u realizuan në fraksionin e dytë të ndeshjes. Golin e parë për Senegalin e realizoi Diallo në minutën e 70-të, i cili u pasua me golin e Gueye i cili shënoi për 2-0 gjashtë minuta më vonë.

Burkina Faso reagoi duke e ngushtuar epërsinë në 2-1 në minutën e 82-të me golin e Toures, por Sadio Mane e riktheu avantazhin prej dy golash me golin e tij në minutën e 87-të dhe kështu vulosi rezultatin final të ndeshjes dje fitoren e madhe të Senegalit.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Kamerunit dhe Egjiptit e cila zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci