Të fundit

Arrestime në ndërmarrjen “AgroKosova”

Policia e Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm në selinë e ndërmarrjes “AgroKosova Holding” në Suharekë, e cila sfidoi shtetin e Kosovës me mos-lirimin e hapësirave të ndërmarrjes.

Policia ka kryer disa arrestime, raporton Paparaci.

Paparaci, raportoi sot se Aziz Tafaj, një biznesmen që ishte ndjekur penalisht për mashtrim, i ka hapur luftë shtetit.

Ai, ka thënë sot se nuk do ta dorëzojë ndërmarrjen “Agrokosova Holding”, të cilën Agjencia Kosovare e Privatizimit ia mori përmes një vendimi të nxjerrë javën e kaluar.

Pronari i “AgroKosova Holding”, e cila ishte në vitin 2007 kishte privatizuar Ndërmarrjen Bujqësore Industriale (NBI Suhareka) për rreth 4.17 milionë euro, ka thënë sot se nuk do t’ia dorëzojë pronën shtetit pronën e ndërmarrjes.

“Sot ju kemi ftuar për të ju informuar ju dhe qytetarët se në ditën e sotme në ora 11 është paralajmëruar një veprim, saktësisht i Agjensisë Kosovare të Privatizimit, ky veprim vjen pas një vendimi që unë konsideroj të kundërligjshëm”, ka thënë ai .

Ai e ka konsideruar të kundërligjshëm vendimin e AKP-së.

“Ata kanë kërkuar që ta dorëzojmë vullnetarisht por nuk do ta dorëzojmë s’kemi pse, s’kemi kujt. Nuk kanë pasur të drejtë ta marrin këtë vendim”, u shpreh ai në një paraqitje para mediave të enjten.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci