Ministri i Bujqësisë nga Lista “Guxo”, Faton Peci i ka reaguar ish-kryeministrit Isa Mustafa.
Peci tha se ndihen krenarë që Mustafën e kanë “arkivuar politikisht”. Tha se ish-shefi i tij në LDK është vënë në shërbim të bandave politike.
Sipas ministrit, Mustafa nuk mund të mbajë leksione për politikbërje.
“Isa Mustafën as pensionimi politik nuk po e lë të qetë. Rri i qetë dhe mos pështyj e ofendo në mediume, sepse vetëm sa na e rritë krenarinë që ty dhe shokëve të tu, ju kemi arkivuar politikisht, e kemi shpëtuar vendin nga soji i shërbëtorëve të bandave politike”.
Tutje ai ka shkruar se Mustafa nuk është model që mund të mbajë leksione për politikbërje dhe as për vizionin e këtij vendit.
“Kohën për mendime politike e ke harxhuar tashmë, me një fund të palavdishëm. Nuk je model që mund të mbash leksione për politikbërjen e as për vizionin e këtij vendi. E kuptoj ndërgjegjen e vrarë për dëmin që i keni shkaktuar vendit me aleatët tuaj tradicional, porse nuk e kuptoj turrin tënd që të mbash moral politik”.
